Derbi holandez

Futboll

Derbi holandez

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:30
Derbi holandez

Kampionati anglez është pushim këtë fundjavë, për t’i lënë vendin raundit të 1/32-ave të FA Cup, një tjetër kompeticion ekskluzivitet i Supersport, që sot do të sjellë tre nga sfidat më të rëndësishme.

Kështu në orën 14:30 do të vijnë përballjes Manchester City – Birmingham dhe Chelsea-Morecambe, sfida ku skuadrat vendase pritet të mos kenë probleme dhe të kalojnë në fazën tjetër, ndonëse në FA Cup nuk mungojnë asnjëherë surprizat.

Në mbrëmje në ekranin e Supersport do të vijë ndeshja Marine-Tottenham, me londinezët e jose Mourinhos, që vetëm pak ditë më parë siguruan finalen e Carabao Cup dhe që sot pritet të kalojnë pa problem në fazën tjetër.

Nuk do të mungojnë as ndeshjet e kampionatit gjerman, teksa në orën 15:30 do të transmetohet përballja Augsburg-Stuttgart dhe në orën 18:00 ajo Arminia Bieleffeld-Hertha Berlin, të dyja në EuroSport 2, kanali numër 99 në paketën e Digitalb.

Ndërkohë e diela do të startojë në orën 12:15 me përballjen e kampionatit holandez, Sparta Rotterdam-Feyenoord, ndërsa po nga Eredivisie do të vijë edhe sfida e “zjarrtë” Ajax-PSV Eindhoven, në orën 16:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat