Zidane humb durimin

Futboll

Zidane humb durimin

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:20
Zidane humb durimin

Skuadra e Real Madridit nuk mundi të marrë më shumë sesa një barazim pa gola në fushën e Osasunas, derisa trajneri Zinedine Zidane është parë tejet i mllefosur pas takimit..

Reali pati një ditë shumë të keq, fillimisht me fluturimin ku aeroplani u desh të mbetej në air për disa orë pasi nuk mund të zbriste për shkak të motit të ligë, ndërsa edhe gjatë ndeshjes koha ishte e ftohtë.

“Ne nuk mundëm bë bëjëm më mirë, pra kemi bërë aq sa kemi mundur në këtë fushë. Nuk ishte një ndeshje futbolli. Ne nuk e dimë as kur do të kthehemi [në Madrid]. Duhej të ishte pezulluar.

Kushtet nuk ishin të përshtatshme për një ndeshje. Po e përsëris, por kështu është”, përfundoi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat