Benevento konfirmon skenarin e Juves

Futboll

Benevento konfirmon skenarin e Juves

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:20
Bryan Reynolds

Skuadra italiane Benevento, ka konfirmuar se bisedimet me mbrojtësin amerikan, Bryan Reynolds janë duke u zhvilluar.

Ditë më parë, u raportua se Juventus nuk mund të blejë lojtarë nga Kontinenti amerikan shkaku i rregullave të Bashkimit Evropian, kjo pasi “Bianconerët” kishin nënshkruar me Weston McKennie i cili është nga SHBA. Tani ata janë të interesuar për bashkëkombasin e tij Bryan Reynolds, por plani i Juventus është ta dërgojnë atë në Benevento si huazim për gjashtë muaj dhe më pas të vijë në Torino.

Drejtori i sportiv i Benevento, Pasquale Foggia, konfirmon se ata janë në bisedime me Juventusin për talentin e FC Dallas, Bryan Reynolds, por thotë se nuk mund të thuhet se është një punë e mbaruar.

“Andrea Pinamonti dhe Bryan Reynolds janë dy profile shumë interesante, të rinj me perspektiva të llojit që na pëlqen në këtë klub” tha Foggia.

“Nëse më pyet nëse është një punë e kryer, atëherë nuk mund ta them atë. Unë thjesht do të konfirmoj interesimin tonë të madh për këtë qështje”, përfundoi Pasquale Foggia.

Juve thuhet të ketë ofruar 7 milionë euro plus shpërblime për FC Dallas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat