Befason me gjendjen fizike të tij

Futboll

Befason me gjendjen fizike të tij

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:28
Befason me gjendjen fizike të tij

Ish-mesfushori i Real Madridit, Royston Drenthe i është rikthyer futbollit pas largimit nga Real Madridi.

Drenthe është bashkuar me Racing Murcian në Spanjë me një kontratë që e mban në skuadër deri në fund të sezonit.

Por, ajo që ka rënë në sy është pesha e tij gjatë seancës së parë stërvitore me skuadrën e re.

Së fundmi, kur luajti në fushën e futbollit ishte viti 2019 kur mbronte ngjyrat e Sparta Rotterdamit.

Ish-lojtari titullar i Real Madridit kishte luajtur gjatë karrierës së tij edhe te Evertoni dhe Feynoordi në Holandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat