Neftchi Baku kthen sytë sërish nga Superiorja

Futboll

Neftchi Baku kthen sytë sërish nga Superiorja

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:22
Neftchi Baku kthen sytë sërish nga Superiorja

Neftchi Baku kthen sytë sërish nga Superiorja!

Pas Bruno Telushit i cili në verë pas një eksperience të shkurtër te Kukësi u transferua te Neftchi Baku, një tjetër futbollist i Partizanit mund të transferohet në Azerbajxhan.

Mediat azere raportojnë se skuadra nga kryeqyteti i Azerbajxhanit interesohet për sulmuesin nigerian të të kuqëve Theophilus Solomon.

24-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë kontratë me Partizanin dhe nëse Neftchi ofron një shumë të majme financiare atëherë Partizani mund të vendosë ta shesë duke patur parasysh faktin që pas disa javësh do të ketë në dispozicion edhe Erlado Çinarin, ndërsa ka arritur akordin edhe me një tjetër sulmues siç është Stenio Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat