Arsenali mbetet pa para, kërkon kredi nga shteti

Futboll

Arsenali mbetet pa para, kërkon kredi nga shteti

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:12
Arsenali mbetet pa para, kërkon kredi nga shteti

Arsenali ka marr një kredi në vlerë prej 120 milionë funte nga banka e Anglisë, në mënyrë që të sigurohen mjete financiare gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit.

Kredia duhet të kthehet në fund të muajit maj, me një normë interesi dhe pritet të destinohet për të mbuluar humbjet, dhe nuk do të ketë ndikim në planet e Mikel Artetas për afatin kalimtar të janarit.

Arsenali është duke përjetuar pasojat financiare të Covid 19, sidomos në aspektin e të ardhurave nga tifozët në stadium, të cilët në rrethana normale i sjellin rreth 96 milionë funte në vit klubit nga Londra.

Një kredi të tillë e kishte marr edhe Tottenham Hotspur, kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat