Real Madrid kërkon t’i shtyhet ndeshja, arsyeja e çuditshme

Futboll

Real Madrid kërkon t’i shtyhet ndeshja, arsyeja e çuditshme

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:21
Real Madrid kërkon t’i shtyhet ndeshja

Real Madrid ka kërkuar nga LaLiga që ndeshja me Osasunën të shtyhet për një ditë.

Real Madrid dhe Osasuna do të takohen të shtunën në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, por sipas “MadridZone” mbretërit po kërkojnë ta shtyjnë ndeshjen për të dielen.

Parashikimet e motit kanë treguar se në vikend kryeqyteti spanjoll do të pushtohet nga moti i ligë, teksa priten edhe rreshje të mëdha të borës dhe Real Madridi po shpreson që të fitojë një ditë më shumë pushim dhe t’i ikë lojës në kohë me rreshje bore, shruan gazeta Olle.

Mediat spanjolle shkruajnë se duke ditur që parashikimet e motit nuk janë çdo herë 100% të sakta dhe rrebeshi i borës pritet të zgjasë edhe për të dielen, kjo lëvizje dhe kërkesë nuk duket të jetë e arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat