Futbollisti i Atletico Madridit i dërgonte mesazh shokëve që të vendosnin baste

Futboll

Futbollisti i Atletico Madridit i dërgonte mesazh shokëve që të vendosnin baste

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:05
Futbollisti i Atletico Madridit i dërgonte mesazh shokëve që të vendosnin baste

Mbrojtësi i kombëtares angleze, Kieran Tripper është përfshirë në një skandal serioz, pasi i janë zbuluar mesazhet që ai shkëmbente me shoqërinë në vitin 2019.

 

Në merkaton e verës së atij viti, ish-lojtari i Tottenhamit u përfol për një kalim tek Atletico Madrid, që më vonë u bë realitet. Madje ishte vetë anglezi që ka nxitur shokët e tij të hedhin baste për transferimin e tij te skuadra e Simeones.

Kryetari i Tottenham, Daniel Leëy priste të fitonte 500 mijë euro shtesë prej këtij transferimi.

Ky skandal duket se ka vazhduar vazhdimisht, pasi lojtari ka inkurajuar shokët e tij të hidhnin baste edhe në kohën kur kalimi i tij tek Atletico Madrid kuotohej me koeficientin 7 nga bastet e huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat