Prishet qetësia te Lazio

Futboll

Prishet qetësia te Lazio

Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:17
Prishet qetësia te Lazio

Situata te Lazio nuk është aspak e mirë. Madje dy shefat e skuadrës, presidenti Lotito dhe drejtori Igli Tare kanë acaruar thellë raportet.

Rënditja e skuadrës dhe strategjia e blerjeve ka bërë që raportet mes dy shefave të Lazios të jenë me tensione.

Shitja e mbrojtësit sllovak Vavro te Genoa është kontestuar nga Tare, gjë që e ka irrituar Lotiton i cili kishte arritur marrëveshjen me drejtorin e Genoas. Lotito e Tare kanë mendime të kundërta edhe për afatin e janarit.

Synimet e tyre thuhet se dallojnë shumë dhe për këtë trajneri Inzaghi është i pavendosur për blerjet e mundshme në këtë afat.

Raportohet se një debat verbal ka ndodhur sot në Formello gjatë kohës kur po stërviteshin lojtarët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat