Silva: Nuk pritej të shkarkohej

Futboll

Silva: Nuk pritej të shkarkohej

Më: 5 janar 2021 Në ora: 12:35
Silva: Nuk pritej të shkarkohej

PSG disa ditë para se të mbyllej viti 2020 vendosi të shkarkojë trajnerin Thomas Tuchel, një vendim i befasishëm i klubit, që më pas emëroi në krye të stolit ish-teknikun e Tottenham, Mauricio Pochettino.

Nëse ne nga jashtë u befasuam, ata brenda ambientit të klubit e paskan pritur shkarkimin e gjermanit.

Të paktën kështu shprehet ish-kapiteni i kampionëve të Francës, Thiago Silva.

“Ishte e parashikueshme se kjo do ndodhte. E dinim se kishte situata në klub, që duheshin ndryshuar. Drejtori Leonardo mori situatën në dorë, bëri zgjedhjen e tij.

Nuk dihet nëse bëri mirë. Nuk pritej të shkarkohej menjëherë pas një fitoreje”, u shpreh Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat