CAS jep vendimin, ekipit shqiptar i hiqet pezullimi i rëndë që kishte

Futboll

CAS jep vendimin, ekipit shqiptar i hiqet pezullimi i rëndë që kishte

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:54
Ilustrim

Klubi i Partizanit nëpërmjet një njoftimi për mediat ka bërë me dije se CAS i ka hequr pezullimin që kishte në lidhje me trasnferimin e lojtarëve.

NJOFTIM

Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari.

Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje.

Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat