Milani nuk njeh rival, fiton edhe në Benevento

Futboll

Milani nuk njeh rival, fiton edhe në Benevento

Nga: K.G. Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:52
Milani nuk njeh rival, fiton edhe në Benevento

Milani vazhdon me formën e mirë në Serie A, nuk njeh rival dhe ka shënuar edhe një fitore të madhe, kësaj radhe me 2:0 në konak të Beneventos.  

Është interesant fakti se, Milani nga minuta e 34-të, mbetet pa futbollistin Tonali, i cili u përjashtua direkt me karton të kuq, por as kjo epërsi numerike Beneventos nuk i ndihmoi në asnjë formë.

Për Milanin realizuan Kessie nga penalltia në minutën e 11-të dhe Leao (49'). 

Vendasit patën rastin më të mirë në minutën e 61-të, por Caprari dështon nga penalltia dhe porta e Milanit mbetet e paprekur.

Milani kryeson me 37 pikë, ka një më shumë se rivali i përbetuar Interi dhe Benevento është në pozitën e dhjetë me 18 pikë pas 15 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat