Atletiko Madrid e ka nisur vitin 2021 me fitore, teksa ka mposhtur me rezultatin 2:1 Alavesin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1:0 të skuadrës së Simeones, falë golit të Markus Jorente, i cili në minutën e 41’, pas një asisti perfekt të marrë nga Luiz Suarez, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Suarez u bë përsëri protagonist për skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 90’ golin e fitores për “Los Kolçoneros”, pasi Alaves kishte barazuar më parë në minutën e 84’.
Me këtë fitore, Atletico vazhdon në krye të tabelës me 38 pikë, 2 më shumë se Reali i vendit të dytë, por kujtojmë se skuadra e Simeones ka 2 ndeshje më pak.