Trajneri i Werderit tregon se kur do të kthehet Rashica

Futboll

Trajneri i Werderit tregon se kur do të kthehet Rashica

Më: 2 janar 2021 Në ora: 18:43
Trajneri i Werderit tregon se kur do të kthehet Rashica

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka folur për rikthimin e Rashicës në skuadër.

Kohfledt tregoi se futbollisti kosovar është duke e kaluar këtë periudhë dhe pritet të rikthehet.

Trajneri i skuadrës gjermane tha se Rashica po synon të rikthehet në ndeshjen kundër Augsbug, që do të zhvillohet më 16 janar.

Po ashtu, Kohfledt bëri të ditur se Rashica është prekur nga një grip por jo nga korona.

“Po shkon mirë. Ai po synon të kthehet në ndeshjen kundër Augsbug. Fatkeqsisht ai pati një hap mbrapa. Pasi u sëmurë nga një grip, jo nga korona”, tha Kohfeldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat