UEFA përcakton 50 talentet, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Futboll

UEFA përcakton 50 talentet, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:46
Kumbulla

Për Marash Kumbullën ka pritshmëri të mëdha në futbollin europian dhe një tjetër vlerësim vjen në ditët e para të 2021.

Këtë herë është UEFA e cila përcakton listën me 50 talentet më të mirë që do të kenë vëmendjen kryesore në këtë vit që sapo ka nisur.

Mes shumë emrave të njohur ku përfshihet Daniel Maldini dhe Hauge nga Milani, gjendet edhe Marash Kumbulla.

“Futbollisti shqiptar i cili aspiron dhe ka idhull për t’u bërë si Chiellini, shkoi te Roma për t’u bërë menjëherë një lojtar kryesor në këtë skuadër”, shkruhet në përcaktimin e UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat