FC Drita dhe Ardian Nuhiu - më të mirët për vitin 2020

Futboll

FC Drita dhe Ardian Nuhiu - më të mirët për vitin 2020

Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:05
FC Drita dhe Ardian Nuhiu - më të mirët për vitin 2020

Klubi i futbollit Drita nga Gjilani, është kampion në fuqi dhe kampion vjeshtor, është klubi më i mirë për vitin 2020. 
Drita ka treguar lojërat më të mira për gjatë edicionit 2019-2020 2020. 

Skuadra nga Gjilani ka arritur deri në rrethin e tretë të Europa League, ku u eliminuan në Varshavë me 2:0 nga Legia. 

Ardian Nuhiu është trajneri më i mirë për vitin 2020. 

Ai për mrekulli udhëhoqi Dritën, duke dominuar në elitën e futbollit tonë. 

Nuhiu me qetësinë e tij, me strategjinë e lojës, ka bërë që Drita të fitoi titullin e kampionit. 

Nuhiu është shembull i punës, angazhimi dhe se si e ka ndërtuar filozofinë e lojës, me një numër të madh të lojtarëve cilësorë që ka në kolektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat