Marcelo po përjeton momentet e fundit në Madrid, Reali e gjen zëvendësuesin e tij

Futboll

Marcelo po përjeton momentet e fundit në Madrid, Reali e gjen zëvendësuesin e tij

Më: 2 janar 2021 Në ora: 00:33
Mbrojtësi brazilian, Marcelo

Mbrojtësi brazilian, Marcelo duket se nuk ka të ardhme në “Santiago Bernabeu”.

Marcelo që ka humbur vendin e titullarit te “mbretërit” pritet të largohet përfundimisht nga “Los Blancos”.

Sipas raportimeve të “AS”, Real Madridi tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Nuno Mendes, mbrojtësi i Sporting CP shihet si pasues i Marcelos.

Image

Mendes së fundmi e zgjati kontratën e tij me Sportingun e Lisbonës deri në vitin 2025 dhe klauzola e tij është 25 milionë euro.

Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2006 dhe një nga destinacionet e mundshme në të ardhmen mund të jetë Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat