Mourinho thotë se Premierliga u tregua jo profesionale

Futboll

Mourinho thotë se Premierliga u tregua jo profesionale

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:12
Jose Mourinho

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka kritikuar vendimin e Premierligës që qoi në anulimin e ndeshjes ndaj Fulham.

Portugezi u pyet për ndeshjen e anuluar, dhe a i ka ndihmuar kjo për të pushuar më shumë ekipi i tij.

‘Jo, nuk dua të flas shumë për këtë, vetëm të them se ndjeva që ishte vendim jo profesional, por ky është realiteti’, tha ai.

‘Na shkaktuan probleme sepse ne u përgatitëm për atë ndeshje, do të ishte ndryshe nëse do të zhvillonim atë ndeshje’, shtoi ai.

Ai lëvdoi edhe Leeds United, për formën e treguar deri tani.

‘Mendoj që ata janë ekip tejet i mirë, të gjithë e dinë, nuk mendoj se kemi dyshime në mënyrën se si luajnë’, përfundoi Jose Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat