Top-golashënuesi i skuadrës shqiptare afër shitjes për 700 mijë euro

Futboll

Top-golashënuesi i skuadrës shqiptare afër shitjes për 700 mijë euro

Më: 1 janar 2021 Në ora: 02:10
Top-golashënuesi i skuadrës shqiptare afër shitjes për 700 mijë euro

FC Shkupi pritet të vendosë rekordin e ri për transferimin më të shtrenjtë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Dembo Darboe, sulmuesi që ka shënuar 16 gola në 18 ndeshje në LPFMV,  do të transferohet te kampionët e Bjellorusisë, Shakhtar Soligorsk.

Drejtuesit e këtyre të fundit për shërbimet e 22-vjeçarit nga Gambia, sipas asaj që mëson jo zyrtarisht “infOSport.mk” do të duhet të paguajnë shumën e 700 mijë eurove.

Ky do të jetë transferimi më i shtrenjtë i bërë në futbollin tonë vendor, derisa rekordin e mbante një tjetër klub shqiptar, Renova.

Skuadra nga Xhepçishti verën e vitit 2019-të e kishte shitur sulmuesin Vlatko Stojanovksi te skuadra franeze e Nimes për shumën e 300 mijë eurove, derisa Shkëndija në verën e vitit 2018-të kishte përfituar 250 mijë euro nga shitja e Enis Fazlagiç te skuadra sllovake e Zilinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat