Shkëndija po transferon në huazim sulmuesin e Kombëtares?

Futboll

Shkëndija po transferon në huazim sulmuesin e Kombëtares?

Më: 1 janar 2021 Në ora: 02:05
Shkëndija po transferon në huazim sulmuesin e Kombëtares?

Shkëndija vitin 2020 po e përcjellë si kryesuese në Ligën e Parë, por edhe me shumë qetësi kur janë në pyetje transferimet e futbollistëve të rinj. Jo zyrtarisht thuhet se Valon Ahmedi do të vazhdojë karrierën në Bjellorusi te skuadra kampione e Shakhtar Soligorsk, derisa interes nga jashtë ka edhe për shërbimet e mesfushorit Ennur Totre.

Ndërkohë siç mëson jo zyrtarisht “infOSport.mk”, drejtuesit e Shkëndijës janë në bisedime e sipër me homologët e tyre të Joung Boys për huazimin e sulmuesit kumanovar, Taulant Seferi, që mbron ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë.

Seferi nuk po arrinë të sigurojë një vend titullari te kampionët e Young Boys, ndërsa kjo i hap rrugë atij për të kaluar në një skuadër tjetër ku do të dëshmonte cilësitë e tij dhe do ndihmonte Shkëndijën në pranverë për të siguruar titullin kampion, e më pas i njëjti me ekipin tetovar për herë të parë të tentonte grupet e Ligës së Kampionëve, apo edhe të Liga Europa.

Kujtojmë Seferi është prodhim i futbollit tonë vendor, teksa karrierën kishte nisur në vendlinjen e tij në Kumanovë me skuadrën e Milanos, derisa për disa vite kishte luajtur edhe me Rabotniçkin, nga e cila skuadër në vitin 2015-të ishte transferuar te Yong Boys.

Ai vazhdimisht ishte huazuar në ekipet e futbollit zviceran, duke luajtur me Vohlen, Vintertur dhe Ksamaks, ndërsa këtë herë mund të ndodh që për herë të parë të huazohet edhe jashtë futbollit zviceran, në rradhët e Shkëndijës, që me siguri se do të përfitonte në shumë cilësi në repartin ofenziv/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat