Atletico – Real, derbi madrilen në distancë për kreun e La Ligas

Futboll

Atletico – Real, derbi madrilen në distancë për kreun e La Ligas

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:21
Atletico – Real, derbi madrilen në distancë për kreun e La Ligas

Derbi në distancë mes Atleticos së Madridit dhe Realit të  Madridit për kreun e renditjes në La Liga. Dy skuadrat kryesuese të elitës së futbollit spanjoll (me nga 32 pikë, por “Los Colchoneros” kanë zhvilluar dy ndeshjemë pak) zbresin këtë të mërkurë në tapetin e gjelbër me synimin për ta mbyllur vitin të parët në kampionat.

Skuadra e Diego Simeones do të presë në orën 19:30 Getafen, ekip të cilin e ka mposhtur gjithmonë në 12 ndeshjet e fundit në elitën e futbollit spanjoll që nga viti 2013, madje pa pësuar qoftë një gol. Statistika këto që favorizojnë ndjeshëm “Los Colchoneros” edhe në këtë sfidë të radhës, aq më tepër që do të luhet në “Wanda Metrolpolitano”.

Në orën 21:30, do të jetë radha e Realit të Madridit, si mysafir në fushën e Elches, ekip që objektiv të tij ka mbijetesën. Pas një nisjese mbresëlënese të  kampionatit, me 3 fitore dhe 2 barazime, vendësit kanë 8 takime që nuk fitojnë (5 humbje dhe 3 barazime), rezultate që e kanë “fundosur” pranë zonës së ftohtë. Nga ana tjetër, skuadra e Zidane ka ftuar 6 ndeshje radhazi në La Liga, pas atij starti me shumë luhatje.

Nga Premier League, këtë të mërkurë, nga Supersport, do të transmetohet në orën 21:00 Newcastle-Liverpool. “The Reds” kanë shansin ta mbyllin vitin të shkëputur nga ndjekësit më të afërt. Skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar në 5 përplasjet e fundit me “Magpies”, që po vuajnë edhe në këtë sezon nën drejtimin e Steve Bruce.

Ndeshjet e së mërkurës

Atl. Madrid – Getafe       19:30

Newcastle – Liverpool    21:00

Elche – Real Madrid        21:30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat