Dinamo sjell dy emra të bujshëm

Futboll

Dinamo sjell dy emra të bujshëm

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:08
Dinamo sjell dy emra të bujshëm

Fabrizio Cammarata njoftoi dje divorcin me Dinamon, pas vetëm tre muajsh punë, pasi vendosi t’i bashkohet Apolonisë në Kategorinë Superiore, ndërsa blutë nuk humbën kohë dhe sollën sërish një italian për pankinën.

Bëhet fjalë për ish mesfushorin e njohur të Interit, Francesco Moriero, i cili ka fituar edhe Kupën UEFA me zikaltrit në vitin 1998, kur ishte shok skuadre me yllin brazilian Ronaldo. Prej kohësh Moriero ka punuar në klube të ndryshme, kryesisht në ligat e ulëta italiane.

Bashkë me Morieron, te Dinamo vjen edhe një tjetër ish yll i futbollit italian, Fabrizio Miccoli. Ish sulmuesi i Juventusit do të jetë ndihmës i Morieros, por njëkohësisht do të ketë edhe detyrën e përgjegjësit të sektorit të të rinjve.

Ja njoftimi i klubit të Dinamos:
Presidenti ynë Marco Pontrelli, në heshtje të plotë pas ditësh pune intensive dhe konsultime ndryshon marrsh!
Ai ka arritur marrëveshjen dy-vjeçare me trajnerin e ri të Dinamos, Francesco Moriero, ish-kampion i Romës dhe Napolit me një CV të pasur si trajner, i cili prezantohet më 3 Janar përpara mediave së bashku me projektin e lancimit të skuadrës në rang ndërkombëtar.

Presidenti me një përzgjedhje të kujdesshme, sjell në shtëpi një goditje të dytë, gjithmonë me prestigj të madh ndërkombëtar, ish-kampionin e Juventus, Fabrizio Miccoli për një periudhë dy vjeçare. Ai do të ketë një rol të dyfishtë në ekipin 18 herë kampion, si ndihmës trajner dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve, detyrë që e ka poseduar edhe në akdeminë e Romës. Z. Miccoli zotëron edhe një nga akademitë më të mira në Itali.

Presidenti përfiton nga rasti të falenderojë zotin Cammarata, fillimisht nga ana njerëzore, që ka krijuar një miqësi të fortë jashtë fushe dhe më pas si një profesionist.

“Fabrizio është një profesionist i vërtetë që do të bëjë mirë në këtë detyrë të cilën ne e mbështesim dhe do të jemi tifozët i tij të parë. Gjithashtu, gjejmë rastin të falenderojmë edhe ndihmësin Dario Dian për kontributin e dhënë në këto muaj për skuadrën blu.

Përsa i përket merkatos së Janarit, skuadra do të afrojë lojtarë ‘me peshë’, për të mos e diskutuar në asnjë çast rrugën drejt objektivit madhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat