Ademi nuk ka sukses: Pritet largimi i tij nga Fenerbahce

Futboll

Ademi nuk ka sukses: Pritet largimi i tij nga Fenerbahce

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:40
Ademi

Sulmuesi nga Kosova, Kemal Ademi nuk ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve të skuadrës dhe ato të tifozëve, transmeton Olle.

Mediat sportive në shtetin turk raportojnë se e ardhmja e sulmuesit që ka pasur performanca të dobëta është larg Fenerbahçes, dhe ai pritet të largohet vetëm disa muaj pasi u bashkua me skuadrën.

Skuadra e vetme që po e kërkon aktualisht futbollistin është St.Pauli nga Bundesliga 2.

Transferimi i kosovarit në Gjermani mund të ndodhë me anë të formulës së huazimit.

Edhe tifozët e skuadrës kanë reaguar ashpër në mediat sociale duke i quajtur “të verbër” ata që afruan lojtarin në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat