Dybala duhet të largohet nga Juventusi

Futboll

Dybala duhet të largohet nga Juventusi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:51
Dybala duhet të largohet nga Juventusi

Guglielmo Micciche, ish-zëvendës presidenti i Palermos, ka një mesazh për Paolo Dybala, argjentinasin e Juventusit që ende nuk po gjen gjuhën e përbashkët për rinovimin. 

Micciche në fakt këshillon sulmuesin të largohet dhe t’i bashkohet Napolit, ndërkohë që zbuloi edhe një prapaskenë.

“Kur ishte Zamparini president Zamparini ishim në proces për ta shitur Dybala te Napoli.

Agjenti i tij po i bënte presion Juventusit dhe në fund shkoi te Juventusi. Do e këshilloja atë që ta mendonte një kalim te Napoli dhe i sugjeroj Napolit të përpiqet të nënshkruajë me të. Do te ishte një bashkëpunim perfekt.

Dybala duhet të largohet nga Juventusi, koha e tij me bardhezinjtë ka mbaruar. Ai duhet të shkojë me vrap te Napoli, pasi do të gjente ambientin ideal që i duhet, pasionin e tifozëve dhe një trajner si Rino Gattuso”, ka deklaruar Guglielmo Micciche për Radio “Kiss Kiss”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat