Bayern Munchen, një 2020 magjike

Futboll

Bayern Munchen, një 2020 magjike

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Bayern

Bota do ta kujtojë 2020 si vitin e Covid-19, por futbollit, nga ana tjetër, si vitin e Bayern Munchen.

2020 ishte një triumf për bavarezët. Një ekip i saktë, aspak i mërzitshëm, i drejtuar nga Hans-Dieter Flick, ish trajner Hoffenheim dhe i dyti pas Loew në ekipin kombëtar, i panjohur për shumicën deri në verën e 2019, kur ai u zgjodh nga klubi më i madh në Gjermani.

Flick rindezi shkëndijën e një Bayerni që për prej gati 7 vjetësh nuk ishte protagonist në Europë.

Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, nga 19 Janar deri më 23 Gusht 2020, Bayern i Flick fitoi 25 nga 26, duke ngritur 5 trofe brenda pak javësh: titullin në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë, Super Kupa e Gjermanisë, Champions League dhe Uefa Super Cup.

Dhe nëse numri i trofeve vjetor nuk do të rritet gjatë 2020-ës është për shkak të spostimit të Botërorit për Klube në Shkurt.

Loja e prodhuar, golat e shënuar (numër rekord në Evropë) dhe rezultatet e marra vazhdojnë të jenë mbresëlënës. Në fund të këtij sezoni bavarezët mund të thyejnë një tejtër rekord: të ngrenë “Meisterschale”-n e nëntë radhazi.

Kampionët e Gjermanisë nuk bënë revolucion në verë, as blerje të mëdha por konfirmoi ekipin e pamposhtur në Evropë në vitin 2020, me disa ndryshime shumë të vogla.

Madje edhe në kulmin e pandemisë Covid-19 Bayern Munchen ishte klubi më inovator, duke aplikuar për herë të parë “stërvitjen inteligjente”, pra në distancë.

Robert Lewandowski “Topi i Artë”

2020 ishte gjithashtu viti i Robert Lewandowskit. Bomberi i lindur në 1988 në Varshavë, i cili ka idhuj të fëmijërisë së tij Roberto Baggion dhe Alex Del Piero, ishte më i miri nga të gjithë, madje duke lënë pas edhe dominuesit e viteve të fundit Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Polaku e mbylli sezonin e kaluar me shifrën e çmendur të 55 golave ​​në 47 ndeshje, me një mesatare prej 1 goli në çdo 75 minuta.

Ai ishte golashënuesi më i mirë në të gjitha garat në të cilat mori pjesë, nga Bundesliga me rekordin e të gjitha kohërave me 34 gola, në Champions League me 15 gola.

Zgjedhja e “France Football” për të mos dhënë Topin e Artë në këtë vit fatkeq i kanë hequr atij çmimin më prestigjoz që do të meritonte dhe që do ta lejonin atë të ulej në tryezën e më të mëdhenjve.

Lewandowski është i thjeshtë dhe modest, por me një uri të madhe për të fituar gjithçka, siç e demostrojnë edhe 20 golat e shënuar këtë sezon, 17 në 12 ndeshje Bundesligës dhe 3 në 4 ndeshje të Champions League.

FIFA i dha atij çmimin “Futbollisti i Vitit”, të cilin e mori edhe dje në Dubai në “Soccer World Awards”. Hans Dieter Flick do të fitonte “Trajneri i Vitit”, ndërsa Bayern Munchen “Ekip i Vitit”.

Një vit për tu mos harruar nga bavarezët…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat