Juventusi refuzon ta transferojë Ozilin falas

Futboll

Juventusi refuzon ta transferojë Ozilin falas

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Mesut Ozilin

Arsenali ia ka ofruar Mesut Ozilin skuadrës së Juventusit, madje duke u shprehur të gatshëm që ta paguajnë gjysmën e rrogës së tij, por Zonja e Vjetër nuk është e interesuar.

Mesfushori kreativ nuk bën pjesë në planet e Topçinjve qe një kohë, ashtu që klubi anglez dëshiron ta largojë.

Tuttosport bën të ditur se Arsenali ia ka ofruar lojtarin Juventusit për ta transferuar në janar me parametrat zero, madje duke dashur t’ia paguajë edhe gjysmën e rrogës.

Agjenti i 32-vjeçarit, Erkut Sogut, ua ka ofruar futbollistin disa klubeve, në mesin e tyre edhe Bianconerëve.

Meqenëse kontrata e Ozil skadon në fund të këtij sezoni, Arsenali ka dashur ta largojë, në mënyrë që t’ia paguajë vetëm gjysmën e rrogës, porse Juve e ka refuzuar ofertën e Topçinjve. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat