Fabinho pranon se pati vështirësi të përshtatet në rolin e ri

Futboll

Fabinho pranon se pati vështirësi të përshtatet në rolin e ri

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Fabinho

Mesfushori i Liverpool, Fabinho, ka thënë se i është dashur kohë të përshtatet me pozitën e re, atë të qendër mbrojtësit të cilën është duke e luajtur tani në mungesë të liderit të mbrojtjes, Virgil van Dijk.

Braziliani tha se menaxheri  i Liverpool, Jurgen Klopp, e kishte vënë atë në këtë pozitë shumë raste në stërvitje që nga viti 2018 kur ai erdhi në ‘Anfield’.

Megjithatë 27-vjeçari nuk ka bërë ndonjë gabim që nga humbja e fundit e Liverpool në shtëpi, ndeshja e tmerrshme 7-2 ndaj Aston Villa në fillim të tetorit.

‘Atëherë menaxheri pa nevojën që dikush të ishte në dispozicion, kështu që unë fillova të punoj në atë pozitë, duke u mësuar me të, duke punuar me partnerë të mundshëm”, tha ai, transmeton lajmi.net.

‘Ne kishim tre qendërmbrojtës në atë kohë, kështu që e gjitha ishte vetëm një provë për mua, vetëm për t’u përgatitur. Menaxheri ka menduar se mund të ketë nevojë më tej, në rast të ndonjë lëndimi’, tha 27 vjeçari.

‘Kështu që kur nisa të luaj në mbrojtje u ndjeva mirë dhe rehat dhe me kalimin e kohës u bë më e lehtë’, përfundoi Fabinho.

Përndryshe braziliani do të regjistrojë ndeshjen numër 100 për ‘The Reds’ kundër West Bromwich Albion të dielën, ai u shpreh se titulli i dytë i Premierligës do të ishte më i veçantë dhe natyrisht se ata do të mundohen ta sjellin përsëri atë në ‘Anfield’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat