Real Madridi po mendon që ta largojë gjatë afatit kalimtar

Futboll

Real Madridi po mendon që ta largojë gjatë afatit kalimtar

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Real Madridi po mendon që ta largojë gjatë afatit kalimtar

Real Madridi po mendon që ta largojë gjatë afatit kalimtar të janarit mesfushorin spanjoll Isco.

Trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit fare në lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta largojnë atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Duke parë skuadrat që nuk duan të shpenzojnë shumë shkaku i krizës, atëherë Los Blancos po mendojnë ta shkëmbejnë yllin e tyre.

Kampioni në fuqi i Spanjës ka dy opsione për shkëmbimin e lojtarit në fillim të vitit. I pari opsion dhe më i mundshmi duket ai me Interin, ku Isco do t’i bashkohej gjigantit italian ndërsa Christian Eriksen do të transferohej në La Liga.

Ndërkohë opsioni i dytë është që ta dërgojnë Iscon në Bayern Munich në këmbim për ta marrë David Alaban.

Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt faktin se spanjolli do të largohet nga Reali në janar, por ende mbetet enigmë se cila skuadër do t’i fitojë shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat