Reali në alarm

Futboll

Reali në alarm

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:40
Mbappe

Trajneri favorit për ta zëvendësuar të larguarin tashmë,Tomach Tuchel, te PSG është pikërisht Maurico Pochettino.

Kylian Mbappe nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur në Real Madrid, sidomos gjatë kohës kur edhe idhulli i tij i futbollit, Cristiano Ronaldo, ishte aty.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, e pëlqen profilin e francezit, mirëpo gjërat në kampin parisien po ndryshojnë.

Me largimin e trajnerit gjerman Tuchel, e ardhmja e Mbappe vendoset në pikëpyetje.

Raportime të ndryshme thonë se Pochettino do të jetë trajneri më i ri i PSG. E ky i fundit, kishte shprehur më herët dëshirën për të trajnuar një klub të madh sikurse parisienët.

Mediat spanjolle AS, raporton se argjentinasi nuk do ta lejonte një transferim të 22 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat