Juve dorëzohet

Futboll

Juve dorëzohet

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:58
Juve dorëzohet

Disfata (0:3) në shtëpi kundër Fiorentinës është një goditje e rëndë për ambiciet e Juventusit, i cili dje humbi 6 pikë, duke llogaritur edhe ato që iu hoqën nga CONI, të cilat i fitoi në tavolinë për ndeshjen e diskutueshme kundër Napolit. Ajo do të luhet.

Por, disfata e djeshme, përveç se është e para nën drejtimin e Pirlos në Serie A, ka një vlerë të veçantë, sidomos për kryesuesit e Milanit, të cilët kanë mundësinë e distancimit nga bardhezinjtë, në rast suksesi ndaj Lazio.

Në fakt, kuqezinjtë janë skuadra e vetme ende e pamposhtur në pesë ligat kryesore europiane (La Liga, Premier League, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1), me 9 fitore dhe 4 barazime në 13 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, me mundësinë për ta mbyllur vitin 2020 kështu.

Kohët e fundit, megjithatë, Milani rrezikoi seriozisht: ndaj Parmës u desh një silur i Hernandez në fund për të shmangur humbjen, ndërsa në “Ferraris” ishte Kalulu, ai që parandaloi Genoa të ngazëllohej për fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat