​Carabao Cup vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Futboll

​Carabao Cup vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 10:31
​Carabao Cup

Kupa EFL në Angli e njohur ndryshe edhe si Carabao Cup, do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera çerekfinale që cilësohen shumë interesante, përcjell KosovaPress.

Ndeshja hapëse do t’i takojë Stoke Cityt dhe Tottenham. Skuadra e Jose Mourinhos do të kërkojë fitoren me çdo kusht, për tu këndellur nga dy humbje rresht, dhe kështu duke e siguruar kualifikimin tutje për në gjysmëfinale.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, do të zhvillohet përballja tjetër tejet interesante mes Everton dhe Manchester United.

Të dy skuadrat janë në formë të mirë, ku Everton rikthehet nga një fitore kundër Leicester, ndërsa Manchester United me një fitore të bindshme me rezultat 6:2 përball Leeds të Marcelo Bielsas.

Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të çerekfinaleve të Carabao Cup e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

18:30 Stoke City – Tottenham Hotspur (Stadiumi bet365)

21:00 Everton – Manchester United (Stadiumi Goodison Park)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat