Drama e ish-mbrojtësit, iu prenë këmbët prej COVID-19

Futboll

Drama e ish-mbrojtësit, iu prenë këmbët prej COVID-19

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:45
Drama e ish-mbrojtësit, iu prenë këmbët prej COVID-19

Një lajm i keq trondit botën e futbollit italian dhe jo vetëm. Mauro Bellugi, 70 vjeç, ish-futbollist i Interit, Bolongas, Napolit dhe Pistoieses, pësoi prerje te dy gjymtyrëve të poshtme si pasojë e COVID-19.

“Më hoqën edhe këmbën me të cilën shënova kundër Borussia Moenchengladbach”, – u shpreh Bellugi në një komunikim “online” me Luca Serafinin për faqen altropensiero.net. Prerja e dy gjymtyrëve të poshtme, që ishin prekur nga patologji të tjera, ishte e pashmangshme.

Bellugi u shtrua në spital 4 nëntorin e kaluar, sepse ai doli pozitiv me Koronavirus. Kushtet e tij shëndetësore janë përkeqësuar në javët e fundit derisa u nevojit operacioni për shkak të ndërlikimeve që ndodhën më vonë.

Ish-mbrojtësi, i cili ka qenë një komentator televiziv prej vitesh, ka gjetur gjithashtu një mënyrë për të bërë shaka. “Do të marr atë (protezën) të Pistorius, kështu që do të ta kaloj në korridoret e studiove televizive”, deklaroi 70-vjeçari me humor.

Bellugi ishte një nga mbrojtësit më të njohur në vitet ’60-‘70 në Serinë A.

Fanellën e ekipit kombëtar italian e ka veshur 32 herë në periudhën midis 1974 dhe 1980. Me fanellën e Interit ka realizuar golin e vetëm në karrierën e tij pikërisht në ndeshjen e Kupës së Kampionëve, më 3 nëntor 1971, kundër gjermanëve të Borussia Moenchengladbach (4-2 në favor të Interit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat