Granada do të jetë rivali i radhës i Real Madridit

Futboll

Granada do të jetë rivali i radhës i Real Madridit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:43
Granada do të jetë rivali i radhës i Real Madridit

Granada do të jetë rivali i radhës i Real Madridit në kuadër të xhiros së 15-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Forma e “Los Blancos” është shumë e mirë ku në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një humbje dhe katër fitore dhe momentalisht renditen në vendin e dytë me tabelë me 29 pikë pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, përcjell KosovaPress.

Trajneri Zinedine Zidane tashmë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar dhe aty është i pranishëm edhe Eden Hazard i cili është rikuperuar nga lëndimi.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të Real Madridit për ballafaqim me Granadan:

Portierë: Courtouis, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Mendy

Mesfushorë: Kroos, Casemiro, Valverde, Odegaard, Isco

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Lucas.V. Jovic, Vinicius Jr, Mariano, Rodrygo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat