Berisha kërkohet nga klubi i njohur italian?

Futboll

Berisha kërkohet nga klubi i njohur italian?

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:17
Berisha kërkohet nga klubi i njohur italian?

Dje u raportua se Mërgim Berisha ishte objektivi i Sampdorias për merkato, por ai nuk është Berisha i vetëm të cilit “Sampi” i është vënë pas.

Sipas Genoa24, objektiv për skuadrën e drejtuar nga Claudio Ranieri për mesfushën është edhe mesfushori i Kosovës.

Megjithatë për të bërë ofertë për Berishën, Sampdoria duhet të largojë së pari Damsgaard dhe Silvan.

Objektiv tjetër për të përforcuar mesfushën është edhe Radja Nainggolan.

Berisha po shkëlqen tek Reims duke u dalluar me performancat e tij, prandaj edhe largimi nga aty e sidomos për tu transferuar në një ligë ku më parë nuk i kishte ecur si Serie A nuk duket dhe aq i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat