Eto’o: Mourinho mik dhe fitues, Guardiola s’fitoi Champions me Bayernin

Futboll

Eto’o: Mourinho mik dhe fitues, Guardiola s’fitoi Champions me Bayernin

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Eto’o: Mourinho mik dhe fitues, Guardiola s’fitoi Champions me Bayernin

Samuel Eto’o nuk është një simpatizan i trajnerit Pep Guardiola. Ai nuk ka qenë aspak i lumtur në kohën kur drejtohej nga tekniku spanjoll, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Jose Mourinhon. Ky i fundit ka fituar më shumë simpatinë e ish-sulmuesit kamerunas.

“Si trajner, Pep i përgatit ndeshjet si asnjë trajner tjetër. Mënyra si na stërviti ai ve vitin 2009 ishte e pabesueshme. Mënyra e tij e të bërit futboll sulmues, të pasurit kontrollin e topit, Pep ishte më i miri për këtë.

“Jose së pari është një mik. Ai është person që nëse nuk i pëlqen diçka, ta thotë. Ne të dy kemi temperament të njëjtë dhe e njihnim mirë njëri-tjetrin. Ai është një nga njerëzit më të mirë që kam pasur të bëj në futboll.

“Njerëzit përpiqen ta paraqesin atë si polemizues, por është një gënjeshtër. Ai është fitues i lindur, thotë gjithmonë fjalët e duhura. Nëse do të krahasoja Mourinhon me Guardiolën? Nuk mund ta bëj. Njëri ka fituar Champions League me Porton, tjetri nuk e ka fituar me Bayern Munchen”, u shpreh Eto’o.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat