Hasan Shala - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Hasan Shala - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:43
Hasan Shala - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sporti ka përjetuar vitet më të rënda në periudhën 1991-1999, por asnjëherë nuk u ndal por me sukses i ka zhvilluar aktivitetet e tyre! 

Hasan Shala i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të dalluar të asaj periudhe! Shala me sukses ka mbrojtur ngjyrat e Ferizajt në vitet e 90-ta dhe në anën tjetër ka kontribuar edhe për të mbajtur gjallë futbollin.

Ishte ndër futbollistët që nuk e kishte shoqin në fushën e lojës, me një teknik të përsosur dhe i ka dhënë vazhdimisht shpirt lojës. 

Shala nuk u ndal në asnjë moment përkundër kërcënimeve nga milicia e regjimit kriminal serb, por kontriboi me tërë arsenalin që kishte në shërbim të sportit dhe shtetit të Kosovës.

Ai së bashku me mijëra sportistë, si trima të vërtetë iu kundërvu agresorit serb, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës, sa në Varosh, në Sadovinë të Jerlive, Malishevë të Gjilanit, Hogosht etj.

Ai sot ndihet krenar për kontributin që ka dhënë dhe po ashtu që të rinjtë dhe të reja tona sot lozin të lirë në stadiume dhe palestra sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat