Atalanta me përmbysje mposht Romën

Futboll

Atalanta me përmbysje mposht Romën

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:58
Atalanta

Atalanta ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në shtëpi kundër Romës.

Vendasit arritën që nga disavantazhi 0 – 1, të përmbysin shifrat në 4 – 1.

Ishte Edin Dzeko që pas vetëm tre minutave lojë zhbllokoi shifrat, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë, vendasit treguan fytyrë tjetër duke shënuar tri herë.

Zapata pas afro një orë lojë barazojë gjithçka (59′).

Epërsinë për herë të parë në ndeshje Atalanta e arriti përmes Gosens (70′), kurse pas dy minutave Muriel trefishojë rezultatin dhe fitoren e vulosi Ilcic në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Atalanta renditët në pozitën e shtatë me 21 pikë, derisa Roma në të katërtin me 24 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat