Zeqiri 18 minuta në Premier League, Brighton ndahet baras me Sheffield Utd

Futboll

Zeqiri 18 minuta në Premier League, Brighton ndahet baras me Sheffield Utd

Nga: K.Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 14:55
Zeqiri 18 minuta në Premier League, Brighton ndahet baras me Sheffield Utd

Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, është paraqitur nga minuta e 72-të apo në 18 minutat e fundit për skuadrën e Brightonit, e cila zhgënjeu me barazim (1:1) kundër Sheffield Utd, në kuadër të javës së 14-të të Premier League. 

Futbollisti shqiptar tregon paraqitje të mirë por nuk ia dolën që të fitojnë sfidën përkundër se skuadra e tij ka pasur një futbollist me tepër në fushë plot 50 minuta.

Në minutën e 40-të, Lundstram u përjashtua direkt me karton të kuq.

Bogle në minutën e 63-të shënon për mysafirët, ndërsa Welbeck e shpëton nga humbja Brightonin, duke shënuar në minutën e 87-të. 

Brighton renditet në vend të 16-të me 12 pikë dhe Sheffield në fund të renditjes me vetëm 2 pikë apo ka dy barazime dhe 12 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat