Neymar rikthehet në janar, e konfirmon PSG

Futboll

Neymar rikthehet në janar, e konfirmon PSG

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:21
Neymar Jr

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar Jr, pas vlerësimeve mjekësore dhe shkallës së lëndimit, është konstatuar se do të rikthehet në janar.

Neymar u lëndua në lojën me Marseille, ku pas disa ndërhyrjeve të ashpra në të, ishte Thiago Mendes, i cili ndërhyri në brazilianin, u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas një analize nga VAR u pa se ndërhyrja ishte më e vrazhtë se sa mendohej.

Frikës më të madhe se 28 vjeçari do të mungojë për një kohë të gjatë i erdhi fundi, pasi që Paris Saint-Germain ka konfirmuar përmes uebfaqes që Neymar do të rikthehet në janar.

Në komunikatën e klubit, thuhet se përpos brazilianit, për ndeshjen ndaj Lile do të mungojnë edhe disa futbollistë të rëndësishëm.

– Danilo Pereira, ai do të kthehet në veprim në janar.

– Neymar Jr (kyçin e këmbës), ka disa mavijosje në kockë dhe ai vazhdon t’i nënshtrohet trajtimit në terrenin e stërvitjes. Ai pritet të bëjë kthimin e tij në janar.

– Pablo Sarabia, kthimi në stërvitjen e plotë javën e ardhshme.

– Mauro Icardi, rimëkëmbja pozitive pas një çështje të adductor. Ai do të kthehet në stërvitje në ditët në vijim.

– Abdou Diallo, do të kthehet në stërvitje me skuadrën pas pushimit të dimrit.

– Juan Bernat (lëndim nëgju), vazhdon punën e tij rehabilituese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat