Mourinho nuk i pranon kritikat për stilin e lojës

Futboll

Mourinho nuk i pranon kritikat për stilin e lojës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Mourinho nuk i pranon kritikat për stilin e lojës

Jose Mourinho nuk i pranon kritikat për stilin e lojës së Tottenhamit të tij, duke thënë se gjithçka ka rëndësi janë rezultatet.

Skuadra humbi nga Liverpooli në “Anfield” në minutën e fundit dhe pas ndeshjes portugezi i tha Kloppit se skuadra më e mirë humbi, edhe pse Tottenhami i tij zotëroi vetëm 24% të topit ndaj kampionëve, por pati rastet më të mira për t’i goditur në kundërsulm.

Për më tepër, Liverpool bëri vetëm 200 pasime në 1/3-at e fundit të fushës ndaj 19 të Tottenhamit. I pyetur në konferencën e djeshme për shtyp (përpara duelit me Leicesterin të dielën), për kritikat që mori stili i tij i lojës, Mou tha: “Nuk e di. Nuk kam lexuar shumë që prej ndeshjes, transmeton Panorama.

Më kanë kaluar disa informacione, por gjithçka di është se si ne luajtëm.

Unë di gjithashtu rezultatin, i cili në fund është gjëja më e rëndësishme. Çfarë tjetër ka për të thënë? Ajo mbaroi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat