Mësohet arsyeja e dështimit të karrierës së ish-lojtarit të Real Madridit

Futboll

Mësohet arsyeja e dështimit të karrierës së ish-lojtarit të Real Madridit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:05
Mësohet arsyeja e dështimit të karrierës së ish-lojtarit të Real Madridit

Ish lojtari i Realit të Madridit dhe Paris Saint Germain, Jese Rodriguez nuk ka pasur një karrierë të suksesshme, ku spanjolli nuk arriti të tregojë talentin që zotëronte me njërën nga të dyja skuadrat madhështore.

Megjithatë duket se Rodriguez nuk ka patur dhe një lidhje të shëndetshme, teksa e dashura e tij, Aurah Ruiz, tregon se ish i dashuri i saj ishte një person mjaft i lëkundur.

“Kam vuajtur shumë, çdo dy muaj më kontaktonte për të qëndruar me mua dhe rrinte vetëm dy ditë. Më vonë shkonte tek një tjetër, e pastaj kthehej sërish.

Kështu shkoi puna për dy vjet, unë dua një lidhje normale e jo ta ndaj partnerin tim me të gjithë.” u shpreh Aurah Ruiz.

Rodriguez është cilësuar si një lojtar më të ardhme, por jeta private e shfrenuar ka ndikuar që ai të dështoi në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat