Bayerni fitoi, por Noyer mbetet i pakënaur

Futboll

Bayerni fitoi, por Noyer mbetet i pakënaur

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:58
Bayerni fitoi, por Noyer mbetet i pakënaur

Kapiteni i Bayernit, Manuel Noyer, vazhdon të jetë i shqetësuar për pësimin e golave të skuadrës së tij.

Ashtu si në ndeshjet e kaluara, Bajerni nuk arriti edhe dje të mbante të paprekur portën e tij duke pësuar gol në vetëm 5 minuta lojë. “E kemi mbyllur ndeshjen shumë pak herë pa pësuar gol, dhe kjo ka filluar të më shqetësojë.

Është detyra ime të ndaloj golat. Kemi pësuar nga disa gabime të vogla që në fund kanë rezultuar të mëdha. Por sot (dje)goli i Volfsburgut ishte shumë i bukur dhe nuk kisha asnjë mundësi për të reaguar.

Gjithsesi, në fund rëndësi kanë pikët dhe ato shkuan në favorin tonë. Është e vërtetë që skuadra nuk po shkëlqen por kjo nuk është shqetësuese. Mendoj që loja do të vijë në ngritje.

Leverkusen? E dimë se si munden ata, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë pasi në këtë sezon ata kanë bërë një paraqitje më madhe duke treguar se janë të denjë për të luftuar për titullin kampion.

Gjithsesi, për të arritur atje është ende herët dhe pengesat që ata duhet të kalojnë janë të mëdha, duke nisur nga ne”, tha kapiteni i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat