Interi fiton derbin e madh, Milani sërish barazon

Futboll

Interi fiton derbin e madh, Milani sërish barazon

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Skuadra e Milanit feston barazimin

Skuadra e Interit e ka fituar derbin e madh, me rezultat 1:0 kundër Napolit, në takimin e javës së 12-të të Serie A. 
Futbollisti belg, Romelu Lukaku, shënon nga penalltia në minutën e 71-të. 

Napoli mbetet me një lojtar me pak nga minuta e 72-të, kur Insigne përjashtohet me karton të kuq. 

Interi është në vend të  dytë me 27 pikë, ka një me pak se lideri Milani dhe Napoli renditet në pozitën e katërt me 23 sosh. 

Milani si mysafirë barazon me rezultat 2:2 me Genoan, ky është barazimi i dytë për rossonerët brenda 3 ditëve. 

Futbollisti Destro shënon në minutën e 47-të dhe në atë të 60-tën për Genoan dhe Calabria (52') e Kalulu Kyatengwa (83') për Milanin. Genoa është në vend të 18-të me 7 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat