Klopp: Mourinho e ka kthyer Tottenhamin në makineri rezultatesh

Futboll

Klopp: Mourinho e ka kthyer Tottenhamin në makineri rezultatesh

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:24
Klopp, Mourinho

Trajneri i Liverpooolit, Jurgen Klopp ka pranuar se është impresionuar me formën momentale të Spurs.

Dy skuadrat do përballen në “Anfield”, derisa janë duke garuar për trofeun e Premierligës.

Tekniku gjerman ka lavdëruar trajnerin rival Jose Mourinho, duke thënë se e ka rikthyer skuadrën angleze në makineri rezultatesh pozitive.

“Ti je i suksesshëm deri dje dhe nëse nuk vazhdon ta dëshmosh, njerëzit flasin për ty. Kështu është”.

“Jam impresionuar se çfarë ka bërë Tottenhami deri tani. Mënyra si luajnë është shumë mirë. Ai i ka kthyer në makineri rezultatesh”, deklaroi ai.

Përballja e ‘zjarrtë’ nis në ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat