Pirlo: Atalanta tashmë realitet

Futboll

Pirlo: Atalanta tashmë realitet

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Pirlo: Atalanta tashmë realitet

Andrea Pirlo foli në koferencën për shtyp për ndeshjen me Atalantën në “Allianz Stadium”, duke e etiketuar ekipin bergamask një realitet të bukur.

“Unë pres një ndeshje të vështirë kundër një ekipi shumë të fortë, që është shndërruar në realitet të bukur. E ka treguar në kampionat dhe në nivel  europian.”

Juventusi ka dominuar në Serinë A thuajse për një dekadë, por kërë sezon duket se “Zonja më e Vjetër” do ta ketë më të vështirë për të ruajtur titullin.

Është një kampionat i çuditshëm, por si të gjithë kampionatet e tjera europiane. Fatkeqësisht, me këtë Koronavirus gjithçka është ekuilibruar pak. Ndeshjet duhet të përballohen me mentalitetin e duhur, nuk ka më ekipe të dobëta”.

Pirlo kërkon vëmendje maksimale për ekipin e tij në funksion të angazhimit të radhës:

“E përsëris, duhet të kemi përqendrim, është ajo që mungon në disa momente të ndeshjes. Kurrë nuk duhet të fikemi qoftë për një moment 95 minuta, përndryshe gjërat ndërlikohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat