​Vdes edhe ish-trajneri i Liverpoolit

Futboll

​Vdes edhe ish-trajneri i Liverpoolit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Ish - menaxheri i Liverpoolit, Aston Villsa dhe Francës, Gerard Houllier ka vdekur në moshën 73 vjeçare, raportojnë mediat në Francë.

“RMC Sport” konfirmon lajmin e trishtueshëm të vdekjes së Houllier pas një karriere të shkëlqyeshme në futboll.

Houllier ishte një nga figurat më të mira në historinë e fundit të futbollit francez, dhe kishte një karrierë të suksesshme në krye të Liverpoolit midis viteve 1998 dhe 2004, përcjell KosovaPress.

Francezi i drejtoi “The Reds” drejt një fitore të tripletës kur ata fituan Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Kupën UEFA në sezonin 2000/01, duke zgjedhur statusin e legjendës në “Anfield Road”.

Houllier gjithashtu drejtoi edhe Aston Villan dhe fitoi respekt në vendlindjen e tij Francë me gjigantët e Ligue 1 Lyonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat