Ahmataj: Do ta kalojmë këtë moment të vështirë

Futboll

Ahmataj: Do ta kalojmë këtë moment të vështirë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 20:30
Julian Ahmataj

Julian Ahmataj në deklaratën pas humbjes me Kukësin e vuri theksin te fakti që Skënderbeu po i pëson me lehtësi golat.

“Jam i shqetësuar si i morëm golat pas pushimit të pjesës së parë. Goli i parë është meritë e kundërshtarët. Ana psikologjike na rëndon. Goli i dytë mund të ketë qenë pozicion jashtë loje. Duhet impenjim më i madh për të qenë vigjilent gjatë gjithë kohës.

Çdo skuadër kalon momentet e saj të vështira. Filluam kampionatin me oshilacione, besoj do ta kalojmë këtë moment të vështirë.

Skuadrës do t’i afrohen edhe lojtarët që i mungojnë. Kjo gjë do të rrisë konkurrencën brenda grupit. Skënderbeu do të forcohet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat