Fitore e madhe e Llapit, shmanget nga fundi i tabelës

Futboll

Fitore e madhe e Llapit, shmanget nga fundi i tabelës

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:52
Fitore e madhe e Llapit, shmanget nga fundi i tabelës

Llapi nga Podujeva ka arritur tri pikë të rëndësishme! 

Pikë që kanë vlerën e arit, për faktin se i shmangen edhe fundit të renditjes.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor përkatësisht të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Për Llapin shënuan: Hoxha (22’), Sava (35’), Ramadani (62’-nga penalltia) dhe për Feronikelin realizuan Simonovski (43’ 76’). 

Llapi ngrihet në vend të gjashtë me 20 pikë, ka tre më pak se Feronikeli që gjendet një pozitë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat