Artan Sherifi, “Rogerio Ceni” i ri i KF Fortuna, fitojnë me 11:0

Futboll

Artan Sherifi, “Rogerio Ceni” i ri i KF Fortuna, fitojnë me 11:0

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Artan Sherifi, “Rogerio Ceni” i ri i KF Fortuna!

KF Fortuna nga Hasanbegu dje (e shtunë) ka shkatërruar skuadrën e Aerodrom, duke i shkaktuar një humbje të rëndë me rezultat 11:0, në kuadrin e javës së tetë të Ligës së Tretë-Perëndim.

Hasanbegasit në fund mbetën të kënaqur me festivalin e golave, ku njw prej aktorëve ishte edhe portieri i talentuar Artan Sherifi, i cili shënoi golin e pestë nga penalltia për rezultati 5:0.

20-vjeçari për News-TV rrëfen momentin kur u nis drejtë gjuajtjes së penalltisë.

“Kisha dëshir që njëherë në jetë të gjuaj penallti. U nisa me shumë gjakëftohtësi drejt portës kundërshtare, sepse isha i sigurt se do të shënojë. Këtë dëshirë ma realizojë Rahman Ajeti, të cilin e falëndrojë shumë. Nga stafi teknik do të kërkojë edhe ndonjë herë tjetër të gjuaj penallti, pse jo?. Nga portierët e huaj admiroj brazilianin Rogerio Ceni dhe italianin Gianluigi Buffon”, shprehet Artan Sherifi, portier i talentuar i KF Fortuna.

Ai thotë se synimet me KF Fortuna janë ngjitja në ligën e dytë të Maqedonisë.
Artan Sherifi është fëmijë nga Çairi, ndërsa tek KF Fortuna ka ardhur prej FC Shkupi, ku ka mbrojtur për të gjitha grupmoshat. Me gjeneratën e vitit 2000 është shpallur dy herë kampion dhe njëherë nënkampion. Ai mbanë edhe një rekord personal, kur si portier i ekipit të pionierëve kishte pranuar vetëm 7 gola në një kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat