U transferua me bujë të madhe te Sampdoria, por ka luajtur vetëm 59 minuta! Çfarë po ndodh me ish-lojtarin e Interit dhe Lazios

Futboll

U transferua me bujë të madhe te Sampdoria, por ka luajtur vetëm 59 minuta! Çfarë po ndodh me ish-lojtarin e Interit dhe Lazios

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 06:15
Keita Balde

Çfarë po ndodh me Keita Balde? Afrimi i bujshëm te Sampdoria, nga Monaco në huazim, sigurisht që u mirëprit nga tifozët dhe Claudio Ranieri.

Por, trajneri i ekipit dorian e ka pasur shumë pak ish-futbollistin e Lazios dhe Interit. Motivi lidhet me Covid-19 dhe dëmtimet. Vetëm gati 1 orë lojë në total për Keita në Serie A, ndërsa në 4 ndeshje është grumbulluar, kurse 6 të tjerat nuk ishte as në stol.

Rikuperimi i tij vazhdon, sipas komunikatës së klubit.

Komunikata – “Seancë individuale sot te Sampdoria për Manolo Gabbiadini, Nik Prelec dhe Lorenzo Tonelli; Keita Balde vazhdon rrugën e rikuperimit. Terapi dhe fizioterapi për Bartosz Bereszynski. Nesër, e shtunë, gjithashtu në mëngjes, është planifikuar stërvitja e fundit, kështu që pasdite do të vijë nisja për në Napoli”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat